U mbajt takimi i Grupit Punues për plotësim-ndryshimin e Statutit të Komunës së Rahovecit, ku u diskutuan çështjet që lidhen me plotësimin dhe ndryshimin e dispozitave të statutit, me qëllim të përmirësimit dhe avancimit të funksionimit institucional të komunës.
Grupi punues do të vazhdojë angazhimin në shqyrtimin e propozimeve dhe përgatitjen e ndryshimeve të nevojshme në Statutin e Komunës së Rahovecit.