Sot, në objektin e shkollës në Xërxë, u mbajt shqyrtimi publik me qytetarët për Draftin e Hartës Zonale të Komunës së Rahovecit 2026–2034, me pjesëmarrjen e banorëve të Xërxës, Fortesës, Sapniqit, Pataqanit të Poshtëm dhe fshatrave përreth. Ky takim është pjesë e procesit të konsultimit publik të organizuar nga Komuna e Rahovecit për hartimin e dokumentit strategjik të planifikimit hapësinor.
Gjatë takimit, përfaqësuesit e Drejtorisë për Urbanizëm, Planifikim dhe Mbrojtje të Mjedisit prezantuan përmbajtjen e draftit, ndërsa qytetarët paraqitën propozimet, vërejtjet dhe rekomandimet e tyre lidhur me zhvillimin hapësinor të zonës.
Komuna e Rahovecit falënderon të gjithë qytetarët për pjesëmarrjen aktive dhe kontributin e dhënë në këtë proces, duke theksuar se mendimet dhe sugjerimet e tyre do të shqyrtohen me kujdes në finalizimin e Hartës Zonale 2026–2034.