Me kërkesë të zyrtarit për Barazi Gjinore, drejtuar Agjencionit për Barazi Gjinore, u mbajt punetoria me temat:
1. Ligji për parandalimin dhe mbrojtjen nga dhuna në familje, dhuna ndaj grave dhe dhuna në baza gjinore;
2. RREGULLORJA(QRK) – NR. 01/2025 PËR MEKANIZMIN KOORDINUES LOKAL PËR MBROJTJE NGA DHUNA NË FAMILJE, DHUNA NDAJ GRAVE DHE DHUNA NË BAZA GJINORE
3. Konventa e Stambollit, përfshirja e Konventës së Stambollit në Kushtetutë dhe obligimet e shtetit në raport me këtë konventë.
Sipas raportit të Policisë në Rahovec, rastet e dhunës në familje për 5 mujorin e këtij viti janë gjithsej 17 raste, prej tyre 15 femra.
Punëtoria u mbajt nga Leonora Selmani nga Agjencia për Barazi Gjinore – Zyra e Kryeministrit.