Në sallën e Kuvendit Komunal, në prani të grave dhe vajzave, u mbajt dëgjimi mbi buxhetimin e përgjegjshëm gjinor në komunën e Rahovecit
Buxhetimi i përgjegjshëm gjinor është një proces që synon të integrojë perspektivën gjinore në të gjitha fazat e planifikimit, përgatitjes, ekzekutimit dhe monitorimit të buxhetit publik. Qëllimi është të sigurohet që burimet publike të shpërndahen në mënyrë të drejtë, duke marrë parasysh nevojat dhe kërkesat e grave dhe burrave.
Të pranishmet paraqitën kërkesat dhe diskutuan mbi veprimet e komunës si institucion lokal në ndarjen dhe menaxhimin e fondeve publike në shërbim të buxhetimit të p࡙ërgjegjshëm gjinor.
Kërkesat e tyre do të trajtohen me kujdes nga grupi punues dhe do të përfshihen në procesverbal.


