Ftohen anëtarët e Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) që të marrin pjesë në mbledhjen e pestë, e cila do të mbahet më datë 10 nëntor 2026 (e martë), me fillim në orën 10:00, në sallën e kuvendit komunal – Rahovec.
Për këtë mbledhje propozohet ky
REND DITE
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Vlerësimi i përgjithshëm i gjendjes së sigurisë në territorin e komunës së Rahovecit;
– Siguria në trafik;
– Lirimi i trotuareve;
3. Koordinimi ndërinstitucional kundër dhunës në familje, kundër dhunës ndaj gruas dhe
kundër dhunës në baza gjinore;
4. Identifikimi i vendeve ku dyshohet se të rinjtë tanë përdorin substanca narkotike;
5. Mbrojtja e ambientit në komunën e Rahovecit;
6. Siguria dhe kontrolli i produkteve ushqimore;
7. Të ndryshme.