
Ftohen anëtarët e Kuvendit Komunal të Rahovecit, që të marrin pjesë në mbledhjen e shtatë (7), e cila do të mbahet më 23 korrik 2026 (e hëne), me fillim në orën 10:00, në sallën e kuvendit komunal – Rahovec.
Për këtë seancë, propozohet ky
REND DITE me 11pika:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shpalljes me interes të përgjithshëm të pjesës së parcelës, P-71510018-00428-2, ZK – Dejnë;
3. Shqyrtimi dhe miratimi i ndryshim-plotësimit të Rregullores 01Nr.23 të datës 30.03.2023, për menaxhimin e mbeturinave në territorin e komunës së Rahovecit;
4. Shqyrtimi i raportit financiar gjashtëmujor (6), janar-qershor 2026;
5. Shqyrtimi i informatës mbi implementimin e planit për mirëmbajtjen e hapësirës publike në komunën e Rahovecit;
6. Shqyrtimi i raportit të auditimit për pasqyrat financiare vjetore të Komunës së Rahovecit për vitin 2025;
7. Shqyrtimi i raportit gjashtëmujor i punës së Zyrës së Prokurimit për vitin 2026;
8. Shqyrtimi i informatës nga drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, janar – qershor 2026;
9. Shqyrtimi i raportit të komisionit për mbikëqyrjen e realizimit të kontratave, për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të komunës;
10. Shqyrtimi i raportit vjetor mbi menaxhimin e pasurive të Komunës se Rahovecit për vitin 2025;
11. Pyetjet, përgjigjet dhe diskutimet e kuvendarëve.