
Ftohen anëtarët e Kuvendit Komunal të Rahovecit, që të marrin pjesë në mbledhjen e nëntë (9), e cila do të mbahet më 25 shtator 2026 (e premte), me fillim në orën 10:00, në sallën e kuvendit komunal – Rahovec.
Për këtë seancë, propozohet ky
REND DITE me 7 pika:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i rregullores për ndryshimin dhe plotësimin e rregullores për menaxhimin e mbeturinave në territorin e komunës së Rahovecit 01/23, të datës 30.3.2023;
3. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për miratimin e buxhetit për vitin 2027;
4. Shqyrtimi i informatës nga DKA-ja për fillimin e vitit të ri shkollor 2026-2027;
5. Shqyrtimi i informatës rreth aktiviteteve për Muajin e Mërgimtarëve për vitin 2026;
6. Shqyrtimi i raportit të Performancës Komunale janar – dhjetor 2025;
7. Pyetjet, përgjigjet dhe diskutimet e kuvendarëve.