Komuna e Rahovecit është renditur në mesin e komunave me performancën më të lartë në Indeksin e Transparencës Buxhetore, të publikuar nga Instituti GAP, duke arritur rezultatin maksimal prej 100 pikësh.
Ky vlerësim është dëshmi e përkushtimit të Komunës së Rahovecit për transparencë, llogaridhënie dhe menaxhim të përgjegjshëm të financave publike.
Komuna e Rahovecit do të vazhdojë të punojë me përkushtim për të ruajtur standardet më të larta të transparencës dhe për të ofruar qeverisje të hapur në shërbim të qytetarëve.