Është mbajtur sot seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit Komunal të Rahovecit, e thirrur nga Kryetari i Komunës z. Smajl Latifi, me kërkesë të nivelit qendror (Departamenti për Buxhet).
Gjatë kësaj seance, anëtarët e kuvendit komunal, me 18 vota “për” dhe 4 abstenime, miratuan propozim-vendimin për harmonizimin e mjeteve nga kategoria e pagave, në kuadër të programeve buxhetore të vitit 2026.











