Të nderuar qytetarë, pas dëmeve të shkaktuara nga erërat e fuqishme në disa prona dhe objekte në territorin e komunës së Rahovecit, njoftohen të gjithë qytetarët e prekur se ka filluar pranimi i kërkesave për vlerësimin e dëmeve.
Kërkesat mund të dorëzohen në periudhën:
13.11.2026 – 20.11.2026
VËMENDJE: Në përputhje me nenin 15, paragrafin 6, të Rregullores (QRK) Nr. 17/2015, kërkesat për vlerësimin e dëmeve duhet të dorëzohen brenda afatit të përcaktuar.
Pas përfundimit të këtij afati, kërkesat nuk do të pranohen për vlerësim të dëmeve.
Kërkesat mund të dorëzohen çdo ditë pune, nga ora 08:00 deri në 16:00, në sportelet e Komunës së Rahovecit.
Kërkesa duhet t’i drejtohet:
Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim;
Komisionit Komunal për Vlerësimin e Dëmeve nga Fatkeqësitë Natyrore dhe Fatkeqësitë Tjera.
Dokumentet që duhet t’i bashkëngjiten kërkesës:
1. Kopja e letërnjoftimit të aplikuesit;
2. Konfirmimi i llogarisë bankare;
3. Dëshmitë për dëmet e shkaktuara (fotografi me ngjyra);
4. Certifikata e biznesit (për aplikuesit që ushtrojnë veprimtari biznesore);
5. Konfirmimi i xhirollogarisë bankare të biznesit (për aplikuesit që ushtrojnë veprimtari biznesore).
Ftohen të gjithë qytetarët e prekur që t’i dorëzojnë kërkesat dhe dokumentacionin e nevojshëm brenda afatit të përcaktuar.