Sot, në Krushë të Madhe u bë hapja zyrtare e festivalit të perimekulturës “ChilliFestë”, në praninë e përfaqësuesve të institucioneve lokale, bujqve, mërgimtarëve, mysafirëve dhe qytetarëve të shumtë.
Ky festival, tashmë një traditë e rëndësishme për komunën tonë, promovon perimekulturën, punën e palodhur të bujqve dhe produktet vendore, duke u shndërruar në një nga ngjarjet më të veçanta që organizohen në kuadër të Muajit të Mërgatës.
“ChilliFestë” dëshmon se bujqësia në Rahovec nuk është vetëm një sektor ekonomik, por edhe kulturë, traditë dhe mënyrë jetese.
Ftojmë të gjithë qytetarët dhe mërgimtarët që të jenë pjesë e festivalit dhe të shijojnë tri ditë të mbushura me aktivitete, produkte vendore, argëtim dhe atmosferë festive.
Mirë se vini në “ChilliFestë” – tri ditë të gëzuara në Krushë të Madhe!