Nën udhëheqjen e Kryesuesit të Kuvendit, z. Fatmir Iska, u zhvillua mbledhja e muajit nëntor, seanca e njëmbëdhjetë (11) e rregullt për këtë vit kalendarik. Sot, e mërkure, 25 nëntor 2026.
Të pranishëm në mbledhje: Kryetari i Komunës, z. Smajl Latifi, Nënkryetari, Betim Kelani, kuvendarët, drejtorët e drejtorive, mediet, zyrtarët komunalë dhe përfaqësuesit e KFOR-it.
RENDI I DITËS ishte me 7 pika të rregullta:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i draft-Statutit të Komunës së Rahovecit;
3. Shqyrtimi dhe miratimi i draft-Strategjisë për Zhvillim Ekonomik Lokal të Komunës së Rahovecit, 2027-2031;
4. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim afatshkurtër personave fizike dhe juridikë, P-71510057-03588-0, ZK-Rahovec;
5. Shqyrtimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës, P- 71510057-03588-0, ZK-Rahovec;
6. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për dhënien e pronave komunale në shfrytëzim afatgjatë, P- 71510057-02240-84, P-71510057-02240-85 dhe P-71510057-02240-87 ZK-Rahovec;
7. Pyetjet, përgjigjet dhe diskutimet e kuvendarëve.
Shtesë: Informatë nga Drejtoria e Bujqësisë, për periudhën janar-tetor 2026;
Të gjitha pikat e rendit të ditës u votuan nga anëtarët e kuvendit, disa me shumicë votash dhe disa unanimisht.
Veçohet votimi i Statutit të ri, bashkë me logon e re të Komunës së Rahovecit, me 19 vota “pro” dhe 5 abstenime.
Si zakonisht, Sekretaria e Kuvendit do ta përgatisë procesverbalin e seancës, i cili do të publikohet në këtë vegëz në ueb-faqen zyrtare të komunës.//kk.rks-gov.net/rahovec/category/procesverbalet/ekstraktet-e-procesverbaleve-te-kuvendit/
Video-incizimin e mbjedhjes së kuvendit mund ta gjeni në këtë vegëz
://kk.rks-gov.net/rahovec/video-incizimet-e-mbledhjeve/










