Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, priti sot komandantin e ri të KFOR-it italian për Rajonin Perëndim, kolonelin Giuseppe De Blasi.
Gjatë takimit u diskutua për çështjet e sigurisë, forcimin e bashkëpunimit dhe mbështetjen e projekteve në shërbim të qytetarëve.
Kryetari Latifi e përgëzoi kolonelin De Blasi për detyrën e re dhe shprehu mirënjohjen për angazhimin e KFOR-it në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në Kosovë.


