Kryetari i Komunës së Rahovecit priti në takim drejtoreshën e NDI-së në Kosovë, ambasadoren Nancy Soderberg, me të cilën diskutoi për mundësitë e bashkëpunimit dhe mbështetjes për Komunën e Rahovecit.
Në fokus të takimit ishin qeverisja lokale, përfshirja qytetare në vendimmarrje, me theks të veçantë te të rinjtë dhe gratë, si dhe forcimi i kapaciteteve institucionale.
Kryetari falënderoi ambasadoren Soderberg për gatishmërinë për bashkëpunim dhe mbështetje.