Nën udhëheqjen e Kryesuesit, z. Fatmir Iska, sot, më 11 nëntor 2026, u mbajt mbledhja e dhjetë e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) për këtë vit kalendarik.
Gjatë shqyrtimit të pikave të rendit të ditës, anëtarët e komitetit zhvilluan diskutime të hapura dhe konstruktive, duke trajtuar me përgjegjësi çështjet që ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin institucional dhe zhvillimin e komunës.
Sipas thirrjes së mbledhjes, rendi i ditës ishte ky:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien e pronës komunale në shfrytëzim afatshkurtër personave fizik dhe juridik, P-71510057-03588-0, ZK- Nushpal;
3. Shqyrtimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të Komunës, P- 71510057-03588-0, ZK- Nushpal;
4. Të ndryshme.
Ndërsa, për seancën e rregullt të kuvendit, në rend dite do të jenë edhe këto pika:
1. Plotësimi dhe ndryshimi i Statutit të Komunës së Rahovecit.
2. Shqyrtimi dhe miratimi i Strategjisë për Zhvillimin Ekonomik Lokal.
3. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale, për parcelat kadastrale nr. P-02240-84, P-02240-85 dhe P-02240-87, në zonën kadastrale Rahovec.







