1. Cilat ditë punon komuna ?
- E Hënë – Premte (08:00-16:00)
2. Ku mund ta marr Certifikatën e Lindjes ?
- Në zyrat e Sektorit të Gjendjes Civile
3. A mund të i shkarkoj certifikatat e Gjendjes Civile online?
- Po, ju mund të i shkarkoni në platformën eKosova dokumentet nga Gjendja Civile (certifikata e lindjes, ekstrakti, certifikata e martesës, certifikata e lindjes për anëtar të familjes, certifikata e lindjes për anëtar tjerë të familjes).Linku: https://ekosova.rks-gov.net/Service/12
4. Ku mund ti shoh Konkurset e Komunës ?
- Tek linku i uebfaqes zyrtare; https://rahovec.rks-gov.net/category/shpalljet/konkurset/
5. Cilat ditë mund ta takoj Kryetarin/Nënkryetarin?
- Të Enjten nga ora 09:00- 16:0
6. Ku mund të pajisem me letërnjoftim dhe pasaportë?
- Për t’u pajisur me letërnjoftim dhe pasaportë duhet të paraqiteni në zyret e Agjencisë së Regjistrit Civil – ARC.
7. Cilat janë dokumentet e nevojshme për regjistrim në sistemin e Gjendjes Civile për fëmijët e lindur në spital?
- Fletëlëshimi i spitalit; Fletatstatistikore nga institucioni shëndetësor (origjinale)
- Certifikata e kurorëzimit për prindërit e të porsalindurit (fotokopje). Prindërit pa kurorë duhet të jenë të pranishëm me rastin e paraqitjes së kërkesës;
- Letërnjoftimet e prindërve (pasaportat) valide të Republikës së Kosovës, ekstraktet e lindjes për prindërit (fotokopje);
- Njëri prind të jetë i pranishëm (nëse kurora është bërë para lindjes së fëmijës);
- Nëse fëmija është mbi moshën 6 vjeç, nevojitet edhe libreza ose dëftesa e shkollës ku është i regjistruar fëmija;
8. Cilat janë dokumentet e nevojshme për regjistrim në sistemin e Gjendjes Civile për fëmijët e lindur jashtë Kosovës?
- Certifikata e lindjes, lëshuar nga shteti ku ka lindur fëmija (certifikata origjinale duhet të jetë e përkthyer në gjuhën zyrtare);
- Certifikata e kurorëzimit të prindërve (fotokopje);
- Ekstraktet e lindjes të të dy prindërve (fotokopje);
- Letërnjoftimet e prindërve (pasaportat) valide, ekstraktet e lindjes (fotokopje);
- Pagesa e taksës 5 €.
8. Cilat janë dokumentet e nevojshme për lidhjen e martesave-Kurorëzimi?
- Ekstraktet e lindjes të palëve të interesuara për kurorëzim (origjinal);
- Certifikatat e statusit martesor të palëve të interesuara për kurorëzim (origjinal);
- Letërnjoftimet valide të palëve të interesuara për kurorëzim dhe të dëshmitarëve;
- Prania e palëve që lidhin kurorë dhe e dëshmitarëve në momentin e kurorëzimit;
- Nëse palët kanë qenë të shkurorëzuar: aktgjykimin mbi prishjen e kurorës ose aktvendimin mbi pranimin/njohjen e aktgjykimit;
- Nëse njëri nga bashkëshortët ka vdekur: certifikata e vdekjes së ish-bashkëshortit;
- Nëse njëra nga palët është i moshës jo madhore: aktvendimi i Gjykatës mbi lejimin e martesës;
- Pagesa e taksës 10 €, për kurorëzimet brenda lokaleve të Komunës;
- Për kërkesa të kurorëzimit jashtë objektit të Komunës, taksa është 50€
9. Cilat janë dokumentet e nevojshme për lidhjen e martesave-Kurorëzimi me shtetas të huaj?
- Certifikatat e lindjes për palët e interesuara për kurorëzim (origjinal). Për shtetasin e huaj nevojitet certifikata e lindjes, ndërsa për shtetasin kosovar nevojitet ekstrakti i lindjes;
- Vërtetimet mbi statusin martesor për të dy palët (origjinal);
- Pasaportat ose letërnjoftimet për të dy palët (fotokopje);
- Vërtetimin mbi vendbanimin e palës nga shteti ku jeton (fotokopje);
- Kontrata mbi kapacitetitin martesor për ato shtetet që lëshojnë këtë dokument;
- Letërnjoftimet ose pasaportat valide të palëve që lidhin kurorë dhe të dëshmitarëve;
- Nëse njëra nga palët është i moshës jo madhore: aktvendimi i Gjykatës mbi lejimin e martesës;
- Nëse palët kanë qenë të shkurorëzuar: aktgjykimi mbi prishjen e kurorës ose aktvendimin mbi pranimin/njohjen e aktgjykimit;
- Nëse njëri nga bashkëshortët ka vdekur: certifikata e vdekjes së ish-bashkëshortit;
- Pagesa e taksës 50 €.
10. Cilat janë dokumentet e nevojshme për regjistrimin e martesave të bëra jashtë Kosovës?
- Certifikata mbi lidhjen e martesës, lëshuar nga shteti tjetër ku pala ka lidhur martesë, të përkthyer në gjuhën zyrtare të Republikës së Kosovës (origjinal);
- Letërnjoftimin ose pasaportën valide (fotokopje);
- Nëse certifikata është e pakompletuar me shënimet e prindërve, pala duhet të sigurojë edhe ekstraktet e lindjes për të dy bashkëshortët;
- Pagesa e taksës 5 €.
11. Cilat janë dokumentet e nevojshme për regjistrimin e vdekjes ?
- Dëshmia nga Institucioni shëndetësor mbi vdekjen e personit apo aktvendimi i Gjykatës mbi shpalljen e personit të vdekur (origjinali);
- Letërnjoftimi ose pasaporta e personit të vdekur (fotokopje);
- Ekstrakti i lindjes për personin e vdekur;
- Certifikata e kurorës nëse personi ka qenë i kurorëzuar;
- Ekstrakti i lindjes për informuesin;
- Letërnjoftimi i informuesit;
12. Cilat janë dokumentet e nevojshme për regjistrimin e vdekjes së ndodhur jashtë Kosovës?
- Certifikata e vdekjes së personit të vdekur jashtë Kosovës, e përkthyer në gjuhën zyrtare të Republikës së Kosovës
- Ekstrakti i lindjes së personit të vdekur;
- Certifikata e kurorëzimit (nëse ekziston);
- Ekstrakti i informuesit;
- Letërnjoftimi i informuesit;
- Letërnjoftimi ose pasaporta valide e Kosovës për personin e vdekur jashtë Kosovës;
- Pagesa e taksës 5 €.
13. Me rastin e vërshimeve dhe dëmeve në bujqësi, a ka caktuar komuna komision për vlerësimin e dëmeve?
- Po, komuna ka caktuar komisionin për vlerësimin e dëmeve, mirëpo sipas procedurave ligjore fillimisht fermerët duhet ta paraqesin kërkesën e dëmeve dhe pastaj komisioni të veproj sipas procedurave ligjore.
14. Organizata jonë jemi të interesuar për aplikim në programin RELOAD të UNDP. Ju lutem a mund të na dergoni të gjithë dokumentacionin për aplikim?
- Po ju bashkëngjes linkun e thirrjes për aplikim ne uebfaqe të Komunës së Rahovecit, ku mund ti gjeni te gjitha informatat rreth aplikimit.