Kryetari së bashku me qytetarë të shumtë bënë homazhe dhe ndezën flakadanë në kompleksin e varrezave të dëshmorëve dhe martirëve në Krushë të Madhe.
Vetëm në Krushë të Madhe janë edhe 64 ende të pagjetur, në komunën tonë, edhe 107 të pagjetur e në shkallë vendi, edhe 1588, duke përfshirë edhe intelektualin dhe atdhetarin e shquar, profesor Ukshin Hotin.
Të zhdukurit me dhunë nga forcat shtetërore serbe, janë dhimbja dhe plaga jonë e hapur që ende kullon gjak në Republikën e Kosovës, tash e 26 vjet.