Në kuadër të Forumit Ekonomik Rahoveci 2026, u prezantua analiza krahasuese e të dhënave të Regjistrimit të Popullsisë 2024 me ato të Regjistrimit të vitit 2011, duke vënë në pah ndryshimet demografike, ekonomike dhe sociale të komunës së Rahovecit.
Gjatë forumit u diskutuan trendet e lëvizjes së popullsisë, ndryshimet në strukturën demografike, fuqinë punëtore dhe ndikimi i tyre në planifikimin e zhvillimit lokal. Këto të dhëna u vlerësuan si një bazë e rëndësishme për hartimin e politikave dhe strategjive që do të orientojnë zhvillimin ekonomik dhe social të komunës në vitet në vijim.
Forumi mblodhi përfaqësues të institucioneve, komunitetit të biznesit, ekspertë dhe akterë të tjerë relevantë, të cilët ndanë rekomandime dhe ide konkrete për shfrytëzimin e potencialeve zhvillimore të Rahovecit dhe për krijimin e mundësive të reja për investime dhe punësim.