Ftohen anëtarët e Kuvendit Komunal të Rahovecit, që të marrin pjesë në mbledhjen e tretë, e cila do të mbahet më datë 30 maj 2025 (e premte), me fillim në orën 10:00, në sallën e KK-Rahovec.
Për këtë seancë, propozohet ky
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Pyetjet, përgjigjet dhe diskutimet e kuvendarëve;
3. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale P-01022-0, ZK-Hoçë e Madhe;
4. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale P-01022-0, ZK-Hoçë e Madhe;
5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale P-01830-0, ZK-Rahovec- Respektivisht lokali te parku i qytetit;
6. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale P-01830-0, ZK-Rahovec – Respektivisht lokali te parku i qytetit;
7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shfuqizimin e vendimit 01 Nr.46/25 të datës 29.04.2025, për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës komunale për rastet e veçanta.
Shiko të dhënat
Nxit një postim