Ftohen anëtarët e Komitetit për Komunitete të KK Rahovec, që të marrin pjesë në mbledhjen e katërt (4), e cila do të mbahet më 11 korrik 2025 (e premte), me fillim në orën 10:00, në sallën e kuvendit komunal – Rahovec.
Për këtë mbledhje propozohet ky
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Informatë nga Drejtoria për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural rreth subvencioneve për komunitetet joshumicë;
3. Informatë nga stacioni policor në Rahovec, rreth gjendjes së sigurisë për komunitetet joshumicë në komunën e Rahovecit;
4. Të ndryshme.