Në kuadër të angazhimeve për menaxhimin dhe shfrytëzimin e qëndrueshëm të tokës bujqësore, me fokus tokat në proces komasacioni, u mbajt një takim pune me përfaqësues të Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, si dhe me drejtoritë përkatëse komunale.
Gjatë takimit u diskutua gjendja e zonave kadastrale në proces komasacioni, me theks në Krushë të Madhe, Xërxë dhe zona të tjera problematike, si dhe çështja e sistemit të ujitjes.
Për një vlerësim më të saktë të situatës, ekipi komunal dhe zyrtarët e MBPZhR-së dolën në terren në ZK Krushë e Madhe, me qëllim identifikimin e gjendjes aktuale dhe përcaktimin e hapave të mëtejmë drejt zgjidhjeve konkrete.