Me këtë rast kryetari i komunës Smajl Latifi falënderoi drejtorët në largim, duke shtuar se angazhimi i tyre pozitiv ka ndikuar në kryerjen e shërbimeve në të mirë të të gjithë qytetarëve. Njëkohësisht kryetari Latifi uroi edhe tetë drejtorët e rinj që sot pranuan detyrën, duke thënë se para tyre qëndrojnë punë shumë të rëndësishme. “Puna juaj e deritashme do të vlerësohet nga vetë qytetarët, ndërsa drejtorët e rinj i pret një punë e madhe. Kemi shumë obligime për të përmbushur së bashku dhe besoj se me angazhim serioz do të mund të përmbushim detyrimet tona karshi qytetarëve të Rahovecit” shtoi kryetari Latifi.
Në emër të qeverisë në largim foli nënkryetari Xhevdet Duraku, i cili prezantoi sukseset e arritura dhe nevojat e shumta të qytetarëve të kësaj komune.
“pas rrethanave të krijuara (dorëheqja e kryetarit Qeska) ne kemi punuar me aq sa na kanë lejuar mundësitë dhe nuk kemi lejuar vakum institucional. Shumica e drejtorëve të deritashëm kanë qenë të përkushtuar dhe janë angazhuar që të mos mbeten prapa me realizimin e projekteve të ndryshme zhvillimore” tha ndër të tjera nënkryetari Duraku.
Më pas kryetari Latifi propozoi që bartja e përgjëgjësive të bëhet në mënyrë transparente dhe demokratike, duke i shtrirë dorën njëri- tjetrit drejtorët në largim atyre që e pranuan detyrën.
Drejtori i deritashëm i Administratës së përgjithshme Dervish Çadraku u zëvendësua nga Lenhard Hamza, drejtori i drejtorisë së shëndetësisë ia dorëzoi detyrën zonjës Florija Boshnjaku, Xhelal Canziba , drejtorinë e Urbanizimit ia dorëzoi ing. Ramadan Gashit, Ali Oruqi ia dorëzoi përgjegjësitë e drejtorisë së bujqësisë ekonomistit Artan Zenuni, Financat dhe buxheti nga sot kalojnë në përgjegjësi të Afrim Limanit, detyrë që deri më tani e kishte kryer Hamëz Rama, Musa Cena pranoi drejtorinë për ekonomi dhe zhvillim nga Valzon Morina, ndërsa drejtorinë e Arsimit nga sot do ta drejtojë Mr. Besa Hoxha- Beqiri, punë që deri më tani e kishte kryer Salih Sallteku. Drejtoritnë për Shërbime komunale dhe emergjenca të krijuar pas ndryshimeve statutore do ta drejtojë Përparim Krasniqi, ndërsa bartësit e përgjegjësive për drejtorinë e Kulturës, rinisë e sportit, drejtorinë për Gjeodezi, kadastër dhe pronë, si dhe për drejtorinë e Inspektoratit do të përcaktohen gjatë kësaj jave.