Në kuadër të aktiviteteve të Muajit të Mërgatës, Komuna e Rahovecit organizoi sesionin e dytë të Forumit Ekonomik Rahoveci 2026, duke mbledhur përfaqësues të bizneseve vendore dhe bashkatdhetarë në takime B2B me fokus zhvillimin ekonomik dhe investimet.
Gjatë forumit u diskutuan mundësitë për krijimin e partneriteteve të reja, rritjen e investimeve dhe zgjerimin e bashkëpunimit ndërmjet bizneseve lokale dhe mërgatës.
Me këtë rast, u prezantua edhe nisma për themelimin e Drejtorisë për Investime dhe Mërgatë, e cila synon të forcojë bashkëpunimin institucional me mërgatën dhe të lehtësojë investimet në Komunën e Rahovecit.
Komuna e Rahovecit mbetet e përkushtuar në krijimin e një mjedisi të favorshëm për investime, duke e konsideruar mërgatën një partner të rëndësishëm në zhvillimin e qëndrueshëm ekonomik të komunës.