Si rezultat i bashkëpunimit dhe bashkëfinancimit të komunës së Rahovecit me Organizatën Ndërkombëtare për Migrim (IOM) dhe Zyrën Komunale për Komunitete, sot, u realizua edhe një projekt shumë i nevojshëm dhe i rëndësishëm për nxënësit e SHFMU “Katër Dëshmorët” në Ratkoc.
Nga dita e sotme, nxënësit e mësimdhënësit e kësaj shkolle kanë në dispozicion kabinetet e lëndëve të fizikës, kimisë, biologjisë dhe matematikës.
Këto kabinete përmbajnë vegla, pajisje laboratorike dhe mjete konkretizimi, me të cilat nxënësit do ta kenë shumë më të lehtë të përvetësojnë në praktikë njohuritë teorike që marrin gjatë procesit të mësimdhënies dhe mësimnxënies. Ata, tash e tutje mund të demonstrojnë edhe prova dhe eksperimente shkencore, të cilat rrisin në mënyrë substanciale kurreshtjen e tyre për të mësuar sa më shumë dhe cilësinë e dijes që përfitojnë në shkollë.