Ju njoftojmë se në rrugën “Shkodrani” përkatësisht në aksin rrugor Rahovec–Malishevë, në një pjesë të saj aktualisht mungon ndriçimi publik.
Kjo situatë ka ardhur si pasojë e heqjes së disa shtyllave të ndriçimit dhe disa drunjve dekorativë.
Kjo ndërhyrje është bërë me kërkesë të kompanisë që është duke investuar në fluturaket në fshatin Zatriq, për shkak të përgatitjeve finale për transportin e pjesëve të fluturakeve.
Ndriçimi dhe elementet e larguara do të rikthehen pas përfundimit të transportit dhe punimeve përkatëse.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe kërkojmë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit në këtë pjesë të rrugës.