Drejtoria e Bujqësisë njofton se është formuar Shtabi Lokal për korrje-shirje, i cili do të koordinojë dhe mbikëqyrë procesin në të gjithë territorin e Komunës së Rahovecit.
Në bashkëpunim me Ministrinë e Bujqësisë, janë dhënë këto rekomandime kryesore:
🔹Të mos filloj korrja para pjekjes së plotë të grurit, për të shmangur humbjet në rendiment dhe refuzimin e dorëzimit nga pikat grumbulluese në rast se lagështia është mbi 13%;
🔹Raportim javor nga Drejtoria Komunale e Bujqësisë drejt MBPZHR-së, lidhur me ecurinë e korrje-shirjeve në territorin tonë;
🔹Pikat grumbulluese (mulli, silos apo pika të dedikuara) duhet të pajisin çdo fermer me dëshmi të dorëzimit të grurit gjatë pranimit;
🔹Të raportohen rastet emergjente si zjarret ose defektet.
📌 Çmimi orientues për korrjen e një (1) hektari me grurë është 130 euro, sipas vendimit të MBPZHR-së. Duke shpresuar se ky vit të jetë i bereqetshëm për fermerët tanë, njëkohësisht i ftojmë të bashkëpunojnë me Shtabin Lokal dhe të raportojnë çdo shqetësim tek zyrtarët komunalë.