Kanë filluar punimet për rehabilitimin dhe rikonstruimin e rrugës Sarosh – Polluzhë – Pastasel – Senoc – Drenoc – Rahovec.
Pas rehabilitimit fillestar, do të vazhdohet me gërryerjen e shtresës ekzistuese dhe riasfaltimin e saj me shtresë të re asfalti.
Ju falënderojmë për mirëkuptimin dhe ju lusim për kujdes gjatë qarkullimit në këtë segment rrugor.
Komuna e Rahovecit
Drejtoria e Shërbimeve Publike – Rahovec