Komuna e Rahovecit, Drejtoria për Kulturë, Rini dhe Sport, njofton të gjitha klubet sportive se do të bëjë zgjedhjen e sportistit për vitin 2025, andaj ju keni mundësinë të dërgoni propozimet për:
• Sportistin/en
• Klubin
• Trajnerin/en
• Gjyqtarin/en
• Shpresat e Sportit të Komunës së Rahovecit
Gjithashtu do të ndahen edhe çmimet
• Çmimi – Post Mortum
• Çmimi special – Për kontribut jetësor
• Veterani i Vitit
• Punëtori Sportiv i Vitit
• Çmimi për Përfaqësim të Rahovecit
Aplikimet për zgjedhjen e sportistëve më të mire, duhet të sillen në kopje fizike në zyrat e DKRS-së, në objekti i vjetër i Komunës së Rahovecit në katin e II- të, nga data 12 deri me datë 22 dhjetor 2025.
Me rastin e aplikimit duhet të dëshmohen të arriturat e individit/klubit gjatë vitit 2025.
Gjatë propozimit për sportistin duhet në mënyrë të qartë të përshkruhet aktiviteti i secilit sportistë/e dhe të specifikohen të gjitha garat ekipore dhe individuale në të cilat ka garuar sportisti dhe suksesin të cilin e ka arritur në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar gjatë vitit 2025.
Zgjedhja e më të mirëve do të bëhet nga Komisioni i përzgjedhur nga Komuna e Rahovecit me datë 26 dhjetor 2025.