Në funksion të forcimit të partneriteteve strategjike mes institucioneve publike dhe atyre akademike, kryetari Latifi mirëpriti rektorin e Universitetit “Ukshin Hoti” në Prizren, Prof. asoc. dr. Mentor Alishani, me të cilin nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi për mbështetjen dhe përkrahjen e organizimit të Shkollës Verore Ndërkombëtare 2025.
Ky partneritet është i rëndësishëm për të adresuar sfidat e përbashkëta dhe për të promovuar zhvillimin përmes dijes, bashkëpunimit dhe vizionit të përbashkët.