
Udhëhequr nga kryesuesi i kuvendit Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit shtator, e nënta e rregullt për këtë vit kalendarik.
E hënë, 22 shtator 2025.
Të pranishëm në seancë përveç shumicës së kuvendarëve (26), si zakonisht ishin edhe Kryetari i Komunës Smajl Latifi, Nënkryetari Fatmir Iska, drejtorët e drejtorive komunale, zyrtarët komunalë, mediat që monitorojnë seancën dhe përfaqësuesit e LMT-së.
Fillimi i seancës karakterizohet me votim të procesverbalit nga mbledhja e kaluar, për të vazhduar me diskutime dhe pyetje të ndryshme nga kuvendarët, drejtuar kryetarit të komunës dhe drejtorive përkatëse. Kësaj radhe, në pikën e dytë nuk pati pyetje konkrete për ekzekutivin
RENDI I DITËS ishte me 4 pika të rregullta:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Pyetjet, përgjigjet dhe diskutimet e kuvendarëve;
3. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për miratimin e buxhetit për vitin 2026;
4. Shqyrtimi i informatës për përgatitjen e vitit shkollor 2025/2026.
Pikat e rendit të ditës u votuan me shumicë votash dhe unanimisht nga anëtarët e kuvendit. Ndërsa, pika e tretë, (3. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për miratimin e buxhetit për vitin 2026), është tërhequr nga rendi i ditës, për një përpjekje tjetër, në një afat optimal ligjor.
Si gjithmonë, nga Sekretaria e Kuvendit do të përgatitet procesverbali i seancës dhe i njëjti do të publikohet në këtë vegëz, në web-faqen zyrtare të komunës: //kk.rks-gov.net/rahovec/category/procesverbalet/ekstraktet-e-procesverbaleve-te-kuvendit/
Video-incizimin e mbjedhjes së kuvendit mund ta gjeni në këtë vegëz://kk.rks-gov.net/rahovec/video-incizimet-e-mbledhjeve/