Kryetari Latifi priti në takim përfaqësuesit e Teach for Kosova dhe nxënësit e shkollave të mesme “Xhelal Hajda – Toni” dhe “Selajdin Mullabazi – Mici”, të përfshirë në projektin “Promoting Critical Thinking and Active Citizenship Among Youth”.
Përmes programit, të rinjtë kanë zhvilluar mendimin kritik, vetëbesimin dhe angazhimin qytetar. Idetë dhe reflektimet e tyre dëshmojnë potencial të madh për një rol aktiv në shoqëri.