Kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi priti në një takim falënderues z. Ulrich Kruse, psikolog nga Gjermania, i cili është shpallur qytetar nderi i Rahovecit nga Kuvendi Komunal, i shoqëruar nga Dr. Wolfgang Mahns, drejtor i shkollës së edukimit special “Schule Bekkamp” në Hamburg të Gjermanisë. Mysafirët u interesuan për mbarëvajtjen e projektit “Instalimi dhe zhvillimi i kujdesit të nevojshëm për fëmijë dhe të rinj me aftësi të kufizuara”, që implementohet nga shoqata e prindërve të fëmijëve me aftësi të kufizuara “OPFAKOS”.
Kryetari Latifi ka shprehur falënderim për punën e madhe të miqve gjermanë dhe mbështetjen e fuqishme që i kanë dhënë kësaj kategorie të shoqërisë. Gjithashtu kryetari Latifi u shpreh i gatshëm për vazhdimin e bashkëpunimit me shoqatat gjermane “DIAKONIE” dhe Aktion Mensh, që po japin kontribut të madh në rehabilitimin e fëmijëve dhe të rinjëve rahovecianë me nevoja të veçanta.
Mbështetësit e projektit për fëmijët me nevoja të veçanta premtuan vazhdimin e angazhimit për këtë grup shoqëror.
Miqtë gjermanë ishin të shoqëruar nga mjeku dhe humanisti Lulzim Krasniqi, bartës i projektit në fjalë.
Zyra për informim