Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, sot, më 20 maj 2025, është mbajtur mbledhja e pestë e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) për këtë vit kalendarik.
Të pranishëm në mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit dhe nënkryetarit Fatmir Iska, si zakonisht ishin edhe drejtorët e drejtorive, përfaqësuesit e KFOR-it, zyrtarët komunalë dhe monitoruesit e seancës.
Mbledhja e KPF-së përfundoi me efikasitet, ku për mbledhjen e rregullt të KUVENDIT, unanimisht u ceduan këto pika:
1. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale P-01022-0, ZK-Hoçë e Madhe;
2. Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale P-01022-0, ZK-Hoçë e Madhe;
3. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale P-01830-0, ZK-Rahovec – Respektivisht lokali te parku i qytetit;
4. Shqyrtimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale P-01830-0, ZK-Rahovec- Respektivisht lokali te parku i qytetit.



