KOMITETI PËR POLITIKË DHE FINANCA (KPF), MBAJTI MBLEDHJEN E RADHËS, TË KATËRTËN PËR VITIN 2025
🔶Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, sot, më 17 prill 2025, është mbajtur mbledhja e katërt e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) për këtë vit kalendarik.
🔶Të pranishëm në mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit dhe nënkryetarit Fatmir Iska, si zakonisht ishin edhe drejtorët e drejtorive, përfaqësuesit e KFOR-it, zyrtarët komunalë dhe monitoruesit e seancës.
⬇️Mbledhja e KPF-së si zakonisht ishte efikase, ku për mbledhjen e rregullt të KUVENDIT, unanimisht u ceduan këto pika:👇🏼
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi dhe miratimi i draft-rregullores për transparencë në Komunën e Rahovecit;
3. Shqyrtimi i raportit financiar, janar – mars 2025.
4. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për caktimin e komisionit për përzgjedhjen e drejtorit/eshës dhe zëvendësdrejtorit/eshës së institucioneve edukativo-arsimore dhe aftësuese të arsimit parauniversitar (IEAA-AP);
5. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale P-08152-0, ZK-Rahovec;
6. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale P-08152-0, ZK-Rahovec;
7. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit për dhënie të pronës me qira P-01496-0, ZK-Retijë;
8. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për formim të komisionit për zbatimin e procedurave të dhënies në shfrytëzim afatshkurtër të pronës komunale P-01496-0, ZK-Retijë;
9. Shqyrtimi dhe miratimi i propozim-vendimit për shpallje me interes të përgjithshëm publik P-08994-0, ZK-Rahovec.
Pikat shtesë: 👇🏼
1. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për konstituimin e të drejtës së kalimit (servitutit sendor). 2. Shqyrtimi dhe miratimi i vendimit për dhënien në shfrytëzim afatgjatë (99 vite) të pronës komunale stacionit policor në Rahovec.