Sot, me pranimin e ekzemplarëve të shtypur të 200 intervistave të të mbijetuarve të Masakrës së Krushës së Madhe, u përmbyll me sukses faza e parë e një projekti tejet të rëndësishëm për kujtesën historike dhe kolektive
Ky botim do të pasurojë fondin e Muzeut të Masakrës në Krushë të Madhe, i cili tashmë po hyn në një etapë të re zhvillimi dhe përmbajtjeje.
Paralelisht, po hyjmë në fazën e dytë të projektit, e cila përfshin përpunimin digjital të intervistave dhe krijimin e një arkive multimediale, që do ta bëjë këtë trashëgimi të qasshme për studiues, të rinj dhe publikun ndërkombëtar; si dhe zgjerimin fizik dhe përmbajtësor të muzeut, përmes krijimit të hapësirave të reja në bodrum dhe përreth objektit ekzistues, duke përfshirë kthina ekspozuese, kënde për përkujtime individuale, ambiente didaktike dhe pjesë të dedikuara për dëshmi audio-vizuele dhe artefakte autentike.