Të nderuar qytetarë të komunës së Rahovecit,
Komuna e Rahovecit është duke hartuar Planin Zhvillimor Komunal (PZHK), dokumentin më të lartë të zhvillimit hapësinor në nivelin komunal. Prandaj, inkurajojmë banorët e Drenocit dhe fshatrave Zatriq, Nushpal, Senoc, Pastasellë, Kaznik dhe Polluzhë të marrin pjesë në këtë diskutim publik.
Me qëllim të bashkëpjesëmarrjes së qytetarëve të Komunës së Rahovecit në procesin e hartimit të PZHK-së, organizohet TAKIM PUBLIK ku do të bëhet prezantimi i këtyre fazave të dokumentit të PZHK-së:
-Profili i komunës
-Vlerësimi i gjendjes ekzistuese
-Korniza e zhvillimit hapësinor
-Skenarët e propozuar hapësinor
(Pjesa tekstuale dhe hartografike).
Po ashtu, në këtë takim do të prezantohet edhe drafti i Vlerësimit Strategjik Mjedisor (VSM) të PZHK-së së Rahovecit.
Takimi mbahet në Shtëpinë e Kulturës në Drenoc, me datë 25 Tetor 2018 (e Enjte) në orën 13:00.
Ju mirëpresim!
Rumir Zhuniqi
Drejtor i DUPMM – Rahovec