Kuvendi Komunal i Rahovecit në mbledhjen e vetë, më 14 tetor 2010 ka aprovuar propozimin e Komisionit për ndryshimin dhe plotësimin e Statutit të Komunës së Rahovecit dhe i njejti propozim është në diskutim publik që nga 1 nentor 2010 dhe do te zgjasë 1 muaj. Qytetaret të interesuar mund të marrin ndryshimet dhe plotesimet e Statutit në zyren e pranimit të KK Rahovec si dhe në çdo Zyre të Vendit prej orës 8:00-16:00, cdo dite pune.
Vërejtjet dhe sugjerimet eventuale të qytetarëve do të jenë të mirë se ardhura për plotesimin e këtij Statuti, të cilat Komisioni do ti prezantoj Kuvendit Komunal për shqyrtim dhe aprovim.
KRYESUESI I KUVENDIT
Kujtim Popaj