Në prani të Kryetarit të Komunës, drejtorit të Drejtorisë së Shëndetësisë, Afrim Oruqi, drejtorit të QKMF-së “Dr. Fahredin Hoti”, Elbunit Kryeziu, stafit shëndetësor dhe banorëve të Xërxës, u bë përurimi i renovimit të Ambulancës së Mjekësisë Familjare (AMF) në Xërxë.
Me këtë rast, u prezantuan hapësirat e renovuara, të cilat do të ofrojnë kushte më të mira për punën e stafit shëndetësor dhe shërbime më të përshtatshme për qytetarët.


