Të nderuar qytetarë,
Duke pasur parasysh erërat e forta dhe mundësinë e shkaktimit të dëmeve materiale apo situatave që mund të rrezikojnë sigurinë e qytetarëve, Komuna e Rahovecit shpreh gatishmërinë e plotë për të ofruar ndihmën dhe mbështetjen e nevojshme në rast të paraqitjes së situatave emergjente.
Apelojmë te të gjithë qytetarët që të tregojnë kujdes të shtuar, të shmangin qëndrimin pranë objekteve të pasigurta, drunjve dhe elementeve të tjera që mund të dëmtohen nga era.
Në rast të dëmeve apo nevojës për ndërhyrje, qytetarët mund të paraqesin kërkesat e tyre pranë institucioneve përkatëse të Komunës ose të kontaktojnë:
Irfan Berisha – Drejtor i Drejtorisë për Emergjenca
+383 44 200 649