Në kuadër të konsultimit publik, u prezantua propozimi për logon e re të Komunës së Rahovecit, i hartuar nga kompania fituese e konkursit ndërkombëtar, 2B Studio – Prishtinë.
Profesori Refki Gallopeni, prezantoi konceptin, elementet përbërëse dhe simbolikën e logos, duke shpjeguar idenë dhe përmbajtjen e saj.
Të pranishmit patën mundësinë të shprehin mendimet, komentet dhe sugjerimet e tyre lidhur me propozimin.
Komuna e Rahovecit falënderon të gjithë pjesëmarrësit për kontributin dhe angazhimin në këtë proces të rëndësishëm të komunës.







