Komuna e Rahovecit po vazhdon mbështetjen për bujqit, duke investuar në modernizimin e bujqësisë dhe zbatimin e teknologjive bashkëkohore.
Fermerëve u janë dhënë gjithsej 74 sera, prej të cilave 26 me nga 5 ari dhe 48 me nga 3 ari. Gjithashtu, janë siguruar edhe 3 mekanizma vetëmenaxhues për hapjen automatike të serrave.
Në kuadër të modernizimit të serrave, përmes partneritetit me Fondacionin AGRODEV, ka filluar zbatimi i sistemit SMART për ujitje, plehërim dhe monitorim të serrave. Fermerët do të përfitojnë mbështetje në vlerë prej 400 deri në 750 euro për fermer.


