Në Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare “Dr. Fahredin Hoti” në Rahovec, është mbajtur dëgjimi publik me punëtorët shëndetësorë për Kornizën Afatmesme Buxhetore (KAB).
Gjatë takimit, stafi mjekësor diskutoi drejtpërdrejt me zyrtarët komunalë për nevojat urgjente të institucionit, me qëllim që investimet në shëndetësinë primare të jenë prioritet në planifikimin e buxhetit për vitet e ardhshme.
Përfaqësuesit e komunës premtuan se propozimet e stafit do të përfshihen në draftin final të KAB-it për të përmirësuar shërbimet ndaj pacientëve në komunën e Rahovecit.
Me këtë dëgjim përfundon cikli i dëgjimeve buxhetore për përgatitjen e KAB.