Nën udhëheqjen e Kryesuesit, z. Fatmir Iska, sot, më 17 prill 2026, u mbajt mbledhja e tretë e Komitetit për Politikë dhe Financa (KPF) për këtë vit kalendarik.
Në këtë mbledhje, përveç anëtarëve të komitetit, morën pjesë edhe drejtorët e drejtorive komunale, përfaqësuesit e OSBE-së, zyrtarët komunalë si dhe monitoruesit e seancës.
Gjatë shqyrtimit të pikave të rendit të ditës, anëtarët e komitetit zhvilluan diskutime të hapura dhe konstruktive, duke trajtuar me përgjegjësi çështjet që ndikojnë drejtpërdrejt në funksionimin institucional dhe zhvillimin e komunës.
Me shumicë votash, për në mbledhjen e rregullt të kuvendit u ceduan këto pika:
1. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien në shfrytëzim afatshkurtër të pronës së paluajtshme të komunës
P- O-71510057-106-0-2-0,
P- O-71510057-106-0-3-0,
P- O-71510057-106-0-4-0,
P-O-71510057-106-0-8-0,
P- O-71510057-106-0-9-0 dhe
P- O-71510057-106-0-10-0, ZK-Rahovec;
2. Shqyrtimi propozim-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës
P, O-71510057-106-0-2-0,
P- O-71510057-106-0-3-0,
P- O-71510057-106-0-4-0,
P- O-71510057-106-0-8-0,
P- O-71510057-106-0-9-0 dhe
P- O-71510057-106-0-10-0, ZK-Rahovec;
3. Shqyrtimi i raportit financiar janar-mars 2026;
4. Shqyrtimi i propozim-vendimit për themelimin, përbërjen dhe organizimin e Komitetit për Shërbime Publike;
5. Shqyrtimi i propozim-vendimit për themelimin, përbërjen dhe organizimin e Komitetit për Mbrojtje, Shpëtim dhe Emergjencë;
P️ikat shtesë:
1. Shqyrtimi dhe miratimi i Rregullores për Taksa Komunale.
2. Miratimi i plotësim ndryshimit të vendimit 01/112 për dhënien në shfrytëzim të pronës kompanisë Best Friends me seli në Prishtinë.
3. Vendim për miratimin e listës së anëtarëve të zgjedhur të këshillit të fshatit Hoçë e Madhe.
4. Formimi i komisionit për ndarje të banesave të banimit social.
5. Shqyrtimi dhe miratimi i Projekt rregullores për procedurat dhr kriteret e ndërtimit.