Ky konsultim mblodhi përfaqësues institucionalë, ekspertë të fushës së urbanizmit, si dhe qytetarë të interesuar për të diskutuar dhe dhënë kontributin e tyre në hartimin e këtij dokumenti të rëndësishëm.
Gjatë konsultimit, zyrtarët komunalë prezantuan përmbajtjen e projekt rregullores, duke theksuar synimin për të rritur transparencën, përmirësuar planifikimin hapësinor dhe siguruar zhvillim të qëndrueshëm urban. Po ashtu, u diskutuan kriteret teknike për ndërtim, procedurat administrative dhe mekanizmat e kontrollit.
Pjesëmarrësit patën mundësinë të parashtrojnë pyetje, komente dhe sugjerime konkrete, të cilat pritet të shqyrtohen nga grupi punues para finalizimit të rregullores. Ata theksuan rëndësinë e përfshirjes së publikut në vendimmarrje dhe nevojën për rregulla të qarta që garantojnë ndërtim cilësor dhe të sigurt.
Procesi i konsultimeve do të vazhdojë edhe në ditët në vijim, deri më 16 prill, duke ftuar të gjithë qytetarët dhe palët e interesuara që të kontribuojnë në përmirësimin e këtij dokumenti duke dërguar komente në emailet e zyrtarëve përkatës.