Ftohen anëtarët e Komitetit për Politikë dhe Financa që të marrin pjesë në mbledhjen e dytë (2), e cila do të mbahet më 13 mars 2026 (e premte), me fillim në orën 10:00, në sallën e KK Rahovec.
Për këtë mbledhje propozohet:
RENDI I DITËS
1. Shqyrtimi dhe miratimi i procesverbalit nga mbledhja e kaluar;
2. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien e pëlqimit paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës personave fizikë dhe juridikë P-00214-1 ZK-Zoqisht;
3. Shqyrtimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, P-00214-1, zk-Zoqisht;
4. Shqyrtimi i propozim-vendimit për shpalljen me interes të përgjithshëm publik të pjesës së parcelës P–02240-80 në zonën kadastrale Rahovec;
5. Shqyrtimi i propozim-vendimit për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit 01 Nr. 31/25, të datës 28.3.2025, për dhënien e pëlqimit paraprak për dhënien në shfrytëzim afatgjatë të pronës së paluajtshme të komunës, i ndryshuar dhe i plotësuar me vendimin 01 Nr. 50/25, të datës 29.4.2025, “Park hotel plaza”, Rahovec;
6. Shqyrtimi i propozim-vendimit për dhënien e pronës së paluajtshme të komunës në shfrytëzim personave fizikë dhe juridikë dhe zhvillimin e procedurave të ankandit publik për dhënie në shfrytëzim afatshkurtër të lokalit nr. 36, në sipërfaqe të përgjithshme prej 30m2 (tridhjetë metra katrorë);
7. Shqyrtimi i propozim-vendimit për formimin e komisionit për zbatimin e procedurave dhe vlerësimin e ofertave të dhënies në shfrytëzim të pronës së paluajtshme të komunës, lokalit nr. 36, në sipërfaqe të përgjithshme prej 30m2 (tridhjetë metra katror), P-00413-2 ZK-Rahovec;
8. Shqyrtimi i propozim-vendimit për bartjen e mjeteve vetanake të pashpenzuara nga viti 2024 dhe 2025, në vitin 2026;
9. Shqyrtimi i propozim-vendimit për miratimin e planit të punës së Këshillit Komunal për Siguri në Bashkësi (KKSB) për vitin 2026;
10. Shqyrtimi i propozim-vendimit për miratimin e Planit Komunal për Riintegrimin e Qendrueshëm të Personave të Riatdhesuar dhe Integrimin e të Huajve në Komunën e Rahovecit 2026 – 2028;
11. Shqyrtimi i informatës së DKA-së për përfundimin e gjysmëvjetorit të parë të vitit shkollor 2025-2026;
12. Shqyrtimi i raportit vjetor për kontratat e nënshkruara publike për vitin 2025;
13. Të ndryshme.