Sot në zyrën e tij, kryetari Smajl Latifi priti z. Bashkim Krasniqi, President i Komitetit Organizativ të Kampionatit Evropian për Juniorë dhe Seniorë në Taekwondo, i cili u mbajt në Zvicër.
Bashkimi jeton dhe vepron në Zvicër, është nga Hoça e Vogël dhe ka shënuar arritje të shkëlqyera e të suksesshme në arenën ndërkombëtare përmes klubit “Krasniqi Taekwondo”. Ai është vlerësuar si trajneri që ka marrë pjesë në numrin më të madh të garave në vende të ndryshme të botës, duke ndërtuar një karrierë të pasur në sportin e taekwondos.
Kryetarin Smajl Latifi e nderoi me “Pllakën e nderit të Kampionatit Evropian”, në shenjë respekti dhe vlerësimi.