z. Burim Shala, Kryeshef Ekzekutiv i KRM Ekoregjioni Sh.A. dhe z. Mentor Durguti, drejtori i njësisë së kësaj kompanie në Rahovec u pritën në takim nga kryetari i Komunës, z. Smajl Latifi.
Diskutuan për rritjen e efikasitetit në menaxhimin e mbeturinave, zgjerimin e shërbimeve, për procesin e digjitalizimit të shërbimeve, duke përfshirë edhe mundësinë e pagesave online, si dhe adresimin e sfidave të përditshme me qëllim që t’u ofrojmë qytetarëve standarde më të larta dhe një ambient më të pastër.