z. Mehmet Nedim Aslan, përfaqësuesi i Fondacionit Turk Maarif në Kosovë u prit nga Kryetari i Komunës Smajl Latifi.
Biseduan për punën që po zhvillojnë në institucionet arsimore në Prishtinë dhe Prizren, nga niveli parafillor deri tek arsimi i mesëm. Gjatë takimit z. Aslan u informua për potencialin e komunës së Rahovecit, për arritjet tona në fushën e arsimit dhe për gatishmërinë institucionale në mbështetje të iniciativave që kontribuojnë në zhvillimin e të rinjve.