Renovimi i këtij objekti brenda dhe jashtë, si dhe oborri, krijon kushte bashkëkohore dhe të sigurta për fëmijët, veçanërisht për fëmijët me nevoja të veçanta, duke u ofruar hapësirë të rehatshme për edukim, terapi dhe aktivitete ditore.
Shoqata “Hareja” prej vitesh është shtyllë e rëndësishme e shoqërisë, që
fuqizon gratë, mbështet familjet dhe ofron shërbime të një vlere të madhe sociale. Për këtë arsye, përkrahja jonë për ta është e domosdoshme.
Realizimi i këtij projekti ka kushtuar 464,324.30 €.