Mes aktivitetesh, në një atmosferë festive u shënua 28 Nëntori, Dita e Flamurit Kombëtar.
Në ambientet e Komunës së Rahovecit, kryetari Latifi e filloi ditën me aktivitetin tradicional të pritjes së qytetarëve, për të vazhduar me ngritjen e flamurit në oborrin e komunës, me homazhe për ata që dhanë jetën për liri, pavarësi dhe bashkim kombëtar, si dhe u zbuluan pllakat në shtëpitë baza të UÇK-së.
Gëzuar festat e nëntorit!